Shqip
PËR AGJENCINË KOSOVARE TË PRONËS

Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) është themeluar si Agjenci e pavarur me shpalljen e Rregullores së UNMIK-ut 2006/10 mbi zgjidhjen e kërkesave që kanë të bëjnë me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10 më vonë është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50 e cila i ka ofruar Agjencisë mandat të qartë dhe ndarje të roleve mes tri organeve të saj kryesore, më saktë Sekretarisë Ekzekutive, Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK) dhe Bordit Mbikëqyrës. Pas mos aplikimit të Rregullores së UNMIK-ut 2006/50 efekti ligjor i së cilës ka përfunduar me datën 31 dhjetor 2008, kjo rregullore eshte ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin e Kuvendit te Kosovë me Nr. 03/L-079, e cila nė vetėvete ėshtė plotėsuar me Ligjin e Kuvendit tė Kosovės Nr. 04/L-155.

AKP-ja ka mandatin të pranojë, regjistrojë, dhe përmes KKPK-së të zgjidhë kërkesat të cilat janë si pasojë e konfliktit të armatosur i cili ka ndodhur me 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, në lidhje me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. Vendimet e marra nga KKPK-ja janë lëndë e të drejtës së ankesës vetëm para Gjykatës Supreme të Kosovës.

AKP-ja operon përmes zyreve kryesore të saj në: Prishtinë Gjilan; Mitrovicë (me zyret ndihmëse në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit); Pejë; dhe Prizren. Pėrveē kėsaj, UNHCR-i ka hapur dy zyre pėr ēėshtje pronėsore nė mėnyrė qė tė ndihmojė tė gjithė personat qė kanė paraqitur kėrkesė nė Agjencinė Kosovare tė pronės, tė cilat gjenden nė Beograd dhe Kragujevc nė Republikėn e Serbisė.
Sa i përket mandatit të AKP-së për të pranuar kërkesat në lidhje me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale, pranimi i kërkesave ka filluar me 5 prill 2006 dhe ka përfunduar me 3 dhjetor 2007.
AKP-së gjithashtu i është dhënë mandati të merret me një numër të caktuar të aktiviteteve të cilat ishin në mandatin eDrejtoratit për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB) i themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/23, përfundimi i të cilit përkon me themelimin e KPA-së. Më saktë, përveç menaxhimit të pronave nën administrim të DÇPB-së edhe implementimin e vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (KKPB) të cilat ishin në pritje të zbatimit. Për të ushtruar këtë aspekt të mandatit të saj, AKP-së i janë dhënë të drejtat, obligimet, përgjegjësit dhe kompetencat e DÇPB-së. Gjithashtu, asetet fizike të DÇPB-së janë bartur tek AKP-ja, dhe një numër i caktuar i personelit të saj janë punësuar për të kryer detyrat e ngjashme në AKP.  
AKP-ja mirëpret dhe inkurajon bashkëpunimin nga të gjithë që ky mandat i cili i është besuar AKP-së, të mund dhe meriton të zbatohet me sukses.

”Linjat e Hapura” tė AKP-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:00-16:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
 
2008 © AKP Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga AKP