Shqip
ĒFARĖ BĖHET PASI KĖRKESA TĖ JETĖ VENDOSUR
1. Çfarë bëhet pasi kërkesa të jetë vendosur?

Posa kërkesa(t) të jetë vendosur dhe është e gatshme për dorëzim, njëri nga anëtarët e personelit të AKP-së do t’ju kontaktojë me telefon që të caktoni kohën dhe vendin e dorëzimit. Për informata shtesë mbi zbatimin, ju lutem shihni “Cilat janë mundësitë e zbatimit nëse ju jeni paraqitës i suksesshëm i kërkesës”
Njëra nga mënyrat për të kuptuar nëse kërkesa juaj është vendosur është të vizitoni ueb faqen tonë www.kpaonline.org, ku mund të përdorni mekanizmin për kërkim në kërkesat e AKP-së. Nëse kërkesa juaj është vendosur do të shihni se statusi i kërkesës do të jetë “kërkesa është vendosur …”

(1)Në fushën e kërkimit duhet të shënoni numrin pesë shifror të AKP-së (p.sh. KPAXXXXX) të kërkesës të cilën dëshironi ta kërkoni, (2) zgjidhni “kërkesat e AKP-së” dhe (3) klikoni butonin “kërko”. Numrin e kërkesës së AKP-së mund ta gjeni në kopjen e kërkesës e cila ju është dhënë kur keni paraqitur kërkesën(at) në AKP. Pasi të keni bërë kërkimin do të hapet faqja e cila tregon statusin e kërkesës dhe fotografitë e pronës së kërkuar. Nëse mendoni se fotografitë tregojnë një pronë tjetër nga ajo për të cilën keni bërë kërkesë, ju lutem që të na njoftoni menjëherë duke kontaktuar njërën nga Zyrat e AKP-së.


Ju lutem që informatat tuaja kontaktuese të jenë të përditësuara për AKP-në. Nëse ndryshoni adresën, numrin e telefonit apo detajet tjera kontaktuese, është shumë e rëndësishme që këto t’i dërgoni me shkrim, së bashku me një kopje të letërnjoftimit tuaj.

Vërejtje: mund të ketë vonesa nga koha kur është marrë vendimi deri në kohën kur vendimi është në dispozicion. 

2. Ku dhe kur mund ta merrni vendimin?

Nëse jeni paraqitës i kërkesës, ju do të kontaktoheni me telefon nga zyrtarët e AKP-së dhe do të caktoni kohën e pranimit te vendimit në njërën nga nga Zyrat e AKP-së.

Nëse jeni palë përgjegjëse apo palë tjetër e interesuar që ka marrë pjesë në proces në AKP, ju do të kontaktoheni me telefon nga zyrtarët e AKP-së që të caktoni kohën për dërgimin e vendimit personalisht në adresën e shtëpisë suaj ose nëse dëshironi mund ta merrni vendimin në njërën nga Zyrat e AKP-së

Palët e interesuara në kërkesë që nuk kanë marrë pjesë në proces do të kontaktohen nga zyrtarët e AKP-së dhe njoftohen në lidhje me vendimin vetëm atëherë kur AKP-ja është njoftuar nga ai/ajo personalisht apo kur stafi i AKP-së te njoftohet zyrtarisht për ekzistencën e palës së interesuar.

3. A ka mundësi që dikush tjetër te marr vendimin në emrin tuaj?

Anëtari i familjes suaj mund te marr vendimin nëse ai/ajo ofron dëshmi mbi lidhjen familjare. Nëse paraqitësi i kërkesës ka vdekur pas paraqitjes së kërkesës, personi që do ta tërheq vendimin duhet të prezantojë çertifikatën e vdekjes së bashku me çertifikatën e martesës (nëse është bashkëshorti/ja), çertifikatën e lindjes (nëse është fëmija) apo ndonjë dokument tjetër i cili tregon lidhjen familjare .
Gjithashtu edhe persona të tjerë mund ta marrin vendimin në emrin tuaj, duke prezantuar Autorizimin e vlefshëm i cili duhet të përmbajë këto informacione:

  1. emrin tuaj, adresën dhe numrin e letërnjoftimit;
  2. emrin, adresën dhe numrin e letërnjoftimit të personit të cilin e autorizoni që t’ju përfaqësojë; dhe
  3. përshkrimin e hollësishëm mbi punën që dëshironi ta kryej personi i autorizuar në emrin tuaj, në lidhje me përfaqësimin e kërkesës suaj në KPA.

Vërejtje: Të gjitha autorizimet duhet të verifikohen në Gjykatën Kompetente në Kosovë apo në vendet fqinje

4. Si të lexohet vendimi?

Për më shumë informacione se si të lexohet dhe të kuptohet vendimi ju lutem klikoni këtu.

5. Çfarë nëse nuk pajtoheni me vendimin?

Nëse nuk pajtoheni me vendimin e KKPK-së ose me ndonjë pjesë të tij, keni të drejtë të paraqitni ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes Sekretarisë Ekzekutive të AKP-së brenda 30 ditësh nga njoftimi mbi vendimin e KKPK-së. Më shumë informata dhe udhëzime të detajuara mbi procedurën e ankesave janë të shtypura në një faqe të veçantë që i bashkangjitet secilit vendim.

Për më shumë informata ju lutemi klikoni këtu



6. Cilat janë mundësitë e zbatimit nëse ju jeni paraqitësi i suksesshëm i kërkesës?

Paraqitësi i suksesshëm i kërkesës mund të kërkojë zbatimin përmes (1) riposedimit të pronës së kërkuar, (2) vënies së pronës nën administrim të AKP-së apo (3) kërkesës që rasti të mbyllet.

Nëse kërkoni riposedimin e pronës së kërkuar, AKP-ja do të ekzekutojë masat që t’iu mundësojë të merrni riposedimin e plotë fizik të pronës. Për ekzekutimin e kësaj mase ju do të kontaktoheni nga AKP-ja dhe nga ju do t’u kërkohet që të riposedoni pronën në datën dhe kohën e caktuar bashkërisht. Me këtë rast do të konsiderohet që e keni marrë në riposedim pronën, edhe nëse dështoni të paraqiteni në kohën e caktuar paraprakisht.
Nëse kërkoni administrimin, AKP-ja do të administrojë pronën përkohësisht në emrin tuaj, përderisa ju nuk jeni në gjendje ta posedoni fizikisht pronën tuaj. Nëse prona është nën administrimin e AKP-së, bartësi i së drejtës pronësore mund të kërkojë nga AKP-ja që prona të përfshihet në Skemën e Qerasë së AKP-së; megjithatë, pranimi i saj në skemë do të varet nga kushtet dhe përshtatshmëria e pronës. Nëse AKP-ja e pranon pronën në Skemën e Qirasë, qiraja (e zbritur per nje shumë te vogël të taksës administrative) do t’i paguhet palës vetëm nëse prona i jepet me qera palës së tretë përmes marrëveshjes mbi qeranë.
AKP-ja nuk mund të administrojë pronat e këtyre llojeve: (i) pronat për të cilat nevojitet miratimi i bashkëpronarëve dhe ku nuk është siguruar ai miratim (ii) pronat të cilat sipas raportit të vlerësimit profesional nga AKP-ja nuk përmbushin kriterët për vënien e tyre nën administrim të AKP-së dhe (iii) pyjet.

Nëse kërkoni mbylljen e rastit AKP-ja nuk do të ndërmerr veprime të mëtutjeshëm në lidhje me kërkesën. 
7. A ka mundësi që dikush tjetër të paraqes kërkesën për zbatimin e vendimit në emër të paraqitësit të suksesshëm të kërkesës?

Anëtari i familjes suaj mund të paraqes kërkesë për zbatimin e vendimit në emrin tuaj nëse ai/ajo ofron dëshmi për lidhjen familjare. Gjithashtu, edhe persona tjerë mund të kërkojnë në emrin tuaj zbatimin e vendimit nëse prezantojnë Autorizim të vlefshëm dhe një kopje të letërnjoftimit tuaj.

8. Cilat janë mjetet për zbatimin e një kërkese të suksesshme sipas vendimit apo aktgjykimit të formës së prerë dhe të ekzekutueshëm?

Mjetet për zbatimin e një kërkese të suksesshme do të përcaktohen në vet vendimin/aktgjykimin.

Ju lutem mos harroni të përditësoni të dhënat tuaja kontaktuese në AKP. Nëse ndryshoni adresën, numrin e telefonit apo detajet tjera kontaktuese, është thelbësore që të dhënat tuaja të na dërgoni me shkrim, së bashku me një kopje të letërnjoftimit tuaj.

 

 

 

 

”Linjat e Hapura” tė AKP-sė
Mund tė na kontaktoni nga e Hėna gjer tė Premten (08:00-16:30) duke formuar numrin +381 38 249 936
Pėrkrahur nga
 
2008 © AKP Tė gjitha drejtat e rezervuara. Ueb disenj nga AKP