English
KPA Webmap
Download your Decision
Public Access
Search
Search kpaonline:
KPA Claims Property Under Administration

Search claims by Parcel No:
Select the municipality:
Enter the parcel no.:

Please note: When using this facility to search for a property, the original name of the cadastral municipality should be used. KPA records are based on information provided when the claim was submitted and therefore do not reflect changes resulting from the establishment of any new municipalities in Kosovo.

Statistics
  Total claimed properties: 42749

Vizitë studimore në Oslo të Norvegjisë për shkëmbim të përvojave

 Prishtinë, 27 shkurt 2017

Një Delegacion i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP) më 23 dhe 24 shkurt 2017 qëndroi për vizitë studimore në Oslo të Norvegjisë me ftesë të Agjencisë Kombëtare të Norvegjisë për Kadastër dhe Hartografi (Kartverket).

Ushtruesja e detyrës së zëvendësdrejtorit të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), znj. Florije Kika me ketë rast deklaroi se qëllimi i kësaj vizite kishte të bënte me përgatitjet që po bënë Republika e Kosovës për transformimin e Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) në një mandat të ri bazuar në marrëveshjen e Brukselit për kthimin e dokumenteve kadastrale në Kosovë nga Serbia në kuadër të dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ditën e parë, delegacioni ishte për vizitë në selinë qendrore të Agjencisë “Kartverket” në qytetin e Hønefoss me ç’rast drejtori i Zyrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare në ketë Agjenci, z. Helge Onsrud,  njoftoi për procesin e regjistrimit të pronës dhe kadastrës në Norvegji. Pastaj nga zyrtarët tjerë si z. Hardy Buller dhe Sidsel Kvarteig u diskutua për hartat, skanimin e ortofotove, ruajtjen si dhe shpërndarjen e arkivit. Po ashtu, gjatë sesionit vijues, z. Helge Onsrud dhe znj. Sabrina Grimsrud kanë prezantuar funksionimin e gjeoportalit të tyre kurse Jan Häusler ka prezantuar materialin  rreth sistemit kadastral, zgjidhjeve por edhe për qasjen e publikut sa i përket marrjes së informacionit për pronat.

Në bashkëbisedim u vendos theksi edhe te projektet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rëndësisë që ka ky bashkëpunim edhe për Kosovën.

Në kuadër të programit të qëndrimit u vizitua edhe Universiteti i Shkencave Jetësore, si pjesëmarrës në ligjëratat e  profesorëve me renome ndërkombëtare, Erling Berge dhe Per Kåre Sky, të cilët folën për menaxhimin e tokës dhe konsolidimin e saj me theks të veçantë në proceset që ka kaluar Norvegjia në këtë drejtim.

Kjo vizitë poashtu ka ndihmuar edhe në shkëmbimin e përvojave norvegjeze pasi që ata njihen sa i përket proceseve që kanë kaluar sa i përket skanimit të dokumentacionit kadastral, indeksimin e tyre, krahasimin si dhe verifikimin e dokumenteve të tyre kadastrale në të kaluarën.

Znj. Florije Kika poashtu gjatë kësaj vizite ka falënderuar shumë norvegjezet për ndihmën e tyre që kanë dhënë edhe në mandatin e kaluar të Agjencisë Kosovare të Pronës si dhe i ka ftuar ata që edhe në të ardhmen të shohin mundësitë për të bashkëpunuar pasi që Kosova pret që të marr dokumentacionin kadastral nga Serbia përmes Bashkimit Evropian dhe të fillojë krahasimin dhe verifikimin e tyre me qëllim zgjidhjen e probleme të mundshme pronësore.

Delegacioni i Kosovës i përbërë nga Florije Kika, Albiona Maloku, Arben Canolli, Besar Sahiti nga AKKVP dhe Gazmir Raci, këshilltar politik i Ministres për dialog Edita Tahiri dhe koordinator politik për zbatimin e marrëveshjes për kthimin e regjistrave kadastralë poashtu kishte në përbërje edhe z. Murat Mehën, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK) dhe Besmir Veselaj dhe Korab Ahmetaj nga AKK.