English
KPA Webmap
Download your Decision
Public Access
Search
Search kpaonline:
KPA Claims Property Under Administration

Search claims by Parcel No:
Select the municipality:
Enter the parcel no.:

Please note: When using this facility to search for a property, the original name of the cadastral municipality should be used. KPA records are based on information provided when the claim was submitted and therefore do not reflect changes resulting from the establishment of any new municipalities in Kosovo.

Statistics
  Total claimed properties: 42751

Vizitë zyrtare e AKKVP-së në Zagreb (Kroaci)

 Prishtinë, 6 mars 2017

Një delegacion i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës (AKKVP), kryesuar nga znj. Florje Kika, U.D Zëvendësdrejtore, dhe në përbërje të: Albiona Maloku, nga Zyra Mbështetëse e Komisionit të AKKVP-së, Arben Canolli dhe Isak Gërxhaliu, ekspertë të notifikimit, Arian Krasniqi nga Njësiti i Informimit si dhe Gazmir Raci, Këshilltar Politik i Ministres për Dialog, znj.Edita Tahiri, ka qëndruar për një vizitë zyrtare (studimore)  më datë 28 shkurt 2017 në State Geodic Administration  (SGA), në Zagreb (Kroaci).

Delegacionit të AKKVP-së, i uroi mirëseardhje Dr. Damir Santek, drejtor i SGA-së, i cili në fjalën e tij theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet dy institucioneve përkatëse që kanë të bëjnë me organizimin, rregullimin dhe zgjidhjen e problemeve pronësore.

Ndërsa në fjalën e saj, Zëvendësdrejtorja Ekzekutive e AKKVP-së, znj. Florije Kika, pasi falënderoi nikoqirët për mikpritjen, njoftoi të pranishmit për mandatin e AKKVP-së dhe rolin dhe përgjegjësinë që do ta ketë kjo Agjenci në krahasimin dhe verifikimin e regjistrave kadastrale, sipas Konkluzioneve të Marrëveshjes së arritur në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011.

Tutje, në fjalimin e saj, znj.Kika, nënvizoi faktin se Kosova dhe Kroacia ndajnë një të kaluar të përbashkët sa i përket sfidave që dalin nga problemet pronësore, prandaj, sipas besimit dhe vlerësimit të saj, bashkëpunimi ndërmjet dy institucioneve relevante nuk do të përfundojë këtu porse do të thellohet edhe intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen. Në fund, zonja Kika shprehu gatishmërinë e vazhdueshme të AKKVP-së për të gjetur mundësi dhe mënyra të bashkëpunimit reciprok.

Gjatë kësaj vizite delegacioni i AKKVP-së pati shansën dhe mundësinë që të njihet më për afër me mënyrën e organizimit dhe funksionimit të SGA-së.

Në përmbyllje të vizitës, delegacioni i AKKVP-së, realizoi një vizitë edhe në Ambasadën e Kosovës në Zagreb, ku u prit nga i Ngarkuari me Punë në këtë ambasadë, z.Uliks Emra me bashkëpunëtorë.