English
KPA Webmap
Download your Decision
Public Access
Search
Search kpaonline:
KPA Claims Property Under Administration

Search claims by Parcel No:
Select the municipality:
Enter the parcel no.:

Please note: When using this facility to search for a property, the original name of the cadastral municipality should be used. KPA records are based on information provided when the claim was submitted and therefore do not reflect changes resulting from the establishment of any new municipalities in Kosovo.

Statistics
  Total claimed properties: 42751

HYN  NË FUQI LIGJI PËR AGJENCINË KOSOVARE PËR KRAHASIM DHE VERIFIKIM TË PRONAVE

Prishtinë,  25 nëntor 2016

Pas  miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës  së Kosovës, datë 3.11.2016, ka hyrë në fuqi  Ligji Nr. 05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës.  Themelimi i Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës është  rezultat i Marrëveshjes për kthimin, krahasimin dhe verifikimin e regjistrave  kadastralë të arritur në Bruksel në vitin 2011 ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Ky  ligj ka të bëjë me zgjidhjen e kërkesave lidhur me pronën e paluajtshme  private, duke përfshirë pronën bujqësore dhe pronën private komerciale si dhe  krahasimin e zgjidhjen e dallimeve në mes të dokumenteve kadastrale origjinale  të marra në Kosovë nga autoritetet serbe para qershorit vitit 1999 dhe të  dokumenteve kadastrale aktuale në Republikën e Kosovës, për pronën private,  pronën private komerciale dhe pronën private të bashkësive fetare.

Me  dispozitat kalimtare të këtij Ligji përcaktohet se pjesë të mandatit dhe  përgjegjësive të Agjencisë Kosovare të Pronës (AKP) dhe Drejtorisë për Çështje  Pronësore Banesore (DÇPB) të bartura në këtë Agjenci do t’i barten Agjencisë  për Krahasim dhe Verifikim të Pronës kryesisht ato pjesë që kanë të bëjnë me  implementimin e vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore Banesore si dhe  pronave që aktualisht janë nën administrimin e AKP-së.

Po  ashtu, Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, asetet fizike, obligimet kontraktuale  dhe  ato buxhetore të Agjencisë Kosovare për Prona dhe asetet që më parë i  janë bartur Agjencisë Kosovare për Prona nga Drejtoria për Çështje Pronësore  dhe Banesore, do t’i barten Agjencisë së re.
 Sipas  këtij ligji, periudha transitore e kalimit të AKP-së në AKKVP do të zgjasë 90  ditë, brenda së cilës periudhë duhet të miratohen edhe aktet tjera nënligjore  që e precizojnë saktë dhe qartë çdo segment të mandatit dhe funksionimit të  Agjencisë.
 Agjencia  aktuale me kapacitetet e saja profesionale dhe administrative është e gatshme  për të realizuar me sukses këtë proces të transformimit.