|
Kërko |
|
|
|
|
|
Agjencia Kosovare e Pronës (AKP) është themeluar si Agjenci e pavarur me shpalljen e Rregullores së UNMIK-ut 2006/10 mbi zgjidhjen e kërkesave që kanë të bëjnë me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. Rregullorja e UNMIK-ut 2006/10 më vonë është ndryshuar me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/50. Pas mos aplikimit të Rregullores së UNMIK-ut 2006/50 efekti ligjor i së cilës ka përfunduar me datën 31 dhjetor 2008, kjo rregullore eshte ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin e Kuvendit te Kosovë me Nr. 03/L-079 , e cila nė vetėvete ėshtė plotėsuar me Ligjin e Kuvendit tė Kosovės Nr. 04/L-155.
Nese keni ndonje pyetje shtesė, ju mund tė na shkruani duke klikuar kėtu. |
|
AKP-ja ka mandatin të pranojë, regjistrojë, dhe përmes Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK-së) të zgjidhë kërkesat të cilat janë si pasojë e konfliktit të armatosur i cili ka ndodhur ndërmjet 27 shkurtit 1998 dhe 20 qershorit 1999, në lidhje me pronën e paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore dhe komerciale. Kundër vendimit te KKPK-së mund te bëhet ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës.
Agjencia ka mandat të qartë dhe ndarje të roleve mes tri organeve të saj kryesore, më saktë: Sekretarisë Ekzekutive, Komisionit për Kërkesa Pronësore të Kosovës (KKPK) dhe Bordit Mbikëqyrës.
Bordi Mbikëqyrës
Bordi Mbikëqyrës mbikëqyrë punën e AKP-së dhe i ofron asaj mbikëqyrje administrative, orientim të përgjithshëm dhe udhëzim politik. Bordi Mbikëqyrës nuk merr pjesë në procesin në të cilin KKPK-ja miraton konstatimet dhe konkludimet mbi kërkesat individuale.
Bordi Mbikëqyrës përbëhet nga pesë (5) anëtarë. Tre anëtarë, përfshirë edhe Kryetarin, emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar dhe dy anëtarë propozohen nga Kryeministri dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës.
Sekretaria Ekzekutive
Sekretaria Ekzekutive është përgjegjëse për pranimin, regjistrimin dhe përgjigjen në kërkesa, njoftimin e palëve dhe përpunimin e kërkesave përmes verifikimit të dokumentacionit të paraqitur, mbledhjes së dëshmive dhe mbajtjes së intervistave me palët në kërkesa, si dhe për përgatitjen e shkresave të kërkesave për t’u shqyrtuar nga KKPK-ja. Duke pasuar vendimin mbi kërkesën të lëshuar nga KKPK-ja apo me rastin e ankesës e cila pasohet me lëshuarjen e aktgjykimit nga Gjykata Supreme e Kosovës, Sekretaria Ekzekutive duhet të zbatojë vendimin apo aktgjykimin.
Sekretaria Ekzekutive ka Drejtorin Ekzekutiv dhe Zv. Drejtorin Ekzekutiv. Drejtori emërohet nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Zv. Drejtori propozohet nga Kryeministri dhe emërohet nga Kuvendi i Kosovës.
Komisioni për Kërkesa Pronësore i Kosovës
KKPK-ja është pjesë e AKP-së dhe ka kompetencë të vendos mbi kërkesat të cilat i referohen atij nga Sekretaria Ekzekutive. KKPK-ja përbëhet nga dy komisionerë ndërkombëtarë dhe një vendor. Dy komisionerët ndërkombëtarë emërohen nga Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar. Komisioneri vendor propozohet nga Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës dhe emërohet nga Kuvendi i Kosovës.
Anëtarët e Komisionit duhet të jenë ekspertë në lëmin e së drejtës pronësore banesore dhe kompetentë për të ushtruar detyra juridike.
Çdo person fizik apo juridik mund të paraqes kërkesë në AKP kur ajo kërkesë përfshihet në njërën nga kategoritë në vijim, ku pohohet që:
- ata janë pronarë të pronës së paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore, banesore dhe komerciale dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre pronësore; apo
- ata janë posedues/shfrytëzues të ligjshëm apo bartës të së drejtës së banimit në pronën paluajtshme private, përfshirë pronën bujqësore, banesore dhe komerciale, dhe nuk mund të ushtrojnë të drejtën e tyre pronësore.
Anėtari i bashkėsisė suaj familjare mund tė pranojė vendimin nėse ai/ajo ofron dėshmi mbi marrėdhėnien familjare tė vėrtetuar nė gjykatė. Nėse paraqitėsi i kėrkesės ka vdekur pas paraqitjes sė kėrkesės, personi i cili pranon vendimin duhet tė prezantojė certifikatėn e vdekjes sė bashku me certifikatėn e martesės (nėse ėshtė bashkėshorti/ja), certifikatėn e lindjes (nėse ėshtė fėmija) apo ndonjė dokument tjetėr i cili dėshmon marrėdhėnien familjare
Nė tė vetmin rast ku anėtari i familjes nuk ka nevojė tė paraqesė dokument tė vėrtetuar nė gjykatė nga ju nėse ai/ajo ishte personi i cili paraqiti kėrkesėn e parė pronėsore apo pėrgjegjen nė emrin tuaj
Gjithashtu, edhe persona tjerė mund tė pranojnė nė emrin tuaj vendimin, duke prezantuar autorizimin e gjykatės i cili duhet tė pėrmbajė informatat si nė vijim:
- emrin tuaj, adresën dhe numrin personal;
- emrin, adresën dhe numrin personal të personit të cilin e keni autorizuar për t’ju përfaqësuar; dhe
- përshkrimin e hollësishëm mbi punën që dëshironi ta kryej personi i autorizuar në emrin tuaj, në lidhje me përfaqësimin e kërkesës suaj në AKP.
Vërejtje: Personin e autorizuar ju gjithashtu duhet ta pajisni me kopjen e letërnjoftimit tuaj dhe me ndonjë dokument/informatë tjetër të nevojshme për t’i mundësuar atij/asaj të ju përfaqësojë.
Jo. Personeli i AKP-së do të ju ndihmojë pa pagesë dhe nuk ka pagesa për paraqitjen e kërkesës apo pagesa administrative që e shoqërojnë zgjidhjen e kërkesave nga AKP-ja.
Pranim i kërkesave ka filluar me 5 prill 2006 dhe ka përfunduar me 3 dhjetor 2007. Kërkesa tjera nuk mund të paraqiten në AKP. Gjatë periudhës së pranimit të kërkesave, AKP-ja ka pranuar më shumë se 40,000 kërkesa.
Të gjitha rastet potenciale të pronës së kontestuar pas kësaj date duhet të procedohen në gjykatat respektive sipas procedurës së rregullt ligjore.
Nëse dëshironi, kërkesën tuaj në AKP mund ta tërhiqni në tërësi ose pjesërisht në çdo kohë para se ajo të vendoset nga KKPK-ja. Këtë duhet ta bëni me shkrim dhe duhet të plotësoni një formular të veçantë që merret vetëm në AKP.
Nëse jetoni në Kosovë: Mund të kontaktoni çdo Zyrë të AKP-së dhe Zyret e UNHCR-së për çështje pronësore – dhe të kërkoni që të ju dërgojnë një formular për tërheqjen e kërkesës. Formularin për tërheqjen e kërkesës duhet ta plotësoni dhe, ju ose një person i autorizuar nga ju, duhet ta dorëzoni formularin personalisht në ndonjërën nga Zyrat e AKP-së, pasi që formulari duhet të nënshkruhet nga një zyrtar i AKP-së. Duhet të sillni një kopje të Letërnjoftimit në Zyrën e AKP-së dhe nëse keni autorizuar ndonjë person që të ndërmarrë veprime në emrin tuaj, duhet ta pajisni atë me një autorizim valid. Autorizimi është instrument ligjor, me të cilin ju e autorizoni një person të caktuar të ndërmarrë veprime në emrin tuaj.
Nëse jetoni jashtë Kosovës: Mund të kontaktoni çdo Zyrë të AKP-së dhe të kërkoni që të ju dërgojnë një formular për tërheqjen e kërkesës. Formulari për tërheqjen e kërkesës do të ju dërgohet me faks, e-mail ose me postë të rregullt. Formularin për tërheqjen e kërkesës duhet ta plotësoni dhe ta dërgoni me postë të rregullt në AKP, së bashku me një kopje të Letërnjoftimit. Nuk mund të keni një përfaqësues të autorizuar që plotëson formularin në emrin tuaj; vetëm personi i cili e ka nënshkruar formularin e kërkesës mund të nënshkruajë formularin për tërheqjen e kërkesës.
Vërejtje e rëndësishme: Kur e nënshkruani formularin për tërheqjen e kërkesës, AKP-ja nuk do ta përpunojë më tej kërkesën tuaj dhe ju përfundimisht hiqni dorë nga çdo a drejtë që kërkesa juaj pronësore të përpunohet dhe të vendoset nga AKP-ja.
Nëse tërheqja e kërkesës bëhet vetëm për një pjesë të pronës së kërkuar, atëherë procedura do të vazhdojë për pjesën tjetër të kërkesës/pronës dhe ajo pjesë e kërkesës nuk do të tërhiqet.
Me pranimin e kërkesës, AKP-ja identifikon pronën duke vënë njoftimin në vet pronën dhe duke publikuar detajet e pronës së kërkuar (siç është komuna, fshati, emri i rrugës, numri i rrugës dhe numri i ngastrës) në Gazetën zyrtare te AKP-së. Gazeta e AKP-së publikohet rregullisht dhe gjendet në shqip, anglisht dhe serbisht në ueb-faqen e AKP-së www.kpaonline.org. Gazeta gjithashtu shpërndahet edhe në një gazetë ditore në Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi. Përveç kësaj, kopjet e gazetës dhe listat e lëndëve mund t’i merrni gjithashtu edhe në komunën tuaj apo gjykatën lokale komunale.
Kjo shërben për të njoftuar secilin që mund të ketë interes potencial ligjor mbi pronën për të cilën është pranuar kërkesa. Secili që mendon se ka interes ligjor në ndonjërën nga pronat e kërkuara të publikuara duhet të kontaktojë njërën nga zyrat e AKP-së sa më parë që është e mundur dhe brenda 30 ditësh që nga data kur janë njoftuar mbi kërkesën, nëse dëshirojnë të jenë palë në kërkesë.
Kërkesa do të shqyrtohet individualisht. Kjo përfshinë verifikimin e tërë dokumentacionit të paraqitur në mbështetje të kërkesës, kontrollimin në të dhënat publike dhe kur është e nevojshme sigurimin e dëshmive dhe deklaratave tjera. Kur të hetohet në tërësi mbi kërkesën, ajo do t’i prezantohet KKPK-së për të vendosur. KKPK-ja do të vendos mbi kërkesën, në seancë të mbyllur, bazuar në dokumentet dhe informatat tjera të paraqitura, apo nëse ka dyshime, përmes seancës dëgjimore me palët e përfshira.
KKPK-ja do të lëshojë vendimin duke aprovuar apo refuzuar kërkesën. Këto vendime të KKPK-së ligjërisht janë të detyrueshme dhe pa paragjykime me të drejtën e ankesës në Gjykatën Supreme të Kosovës. Sekretaria e AKP-së gjithashtu mund të hedh poshtë kërkesat nëse ato në mënyrë të qartë janë të papranueshme dhe nuk janë në mandatin e AKP-së, me të drejtën për tu ankuar në KKPK.
AKP-ja do të sigurojë që te gjitha vendimet të zbatohen.
Po, nëse nuk pajtoheni me vendimin e KKPK-së keni të drejtë të paraqitni ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës përmes AKP-së brenda tridhjetë (30) ditësh nga dita kur jeni njoftuar mbi vendimin e KKPK-së. Ankesat mund të paraqiten me arsyetimin që:
- Vendimi përmban gabim thelbësor apo shkelje serioze të ligjit të aplikueshëm material apo procedural: apo
- Vendimi bazohet në përcaktimin e gabuar apo jo të plotë të fakteve.
Nëse mendoni që keni arsye të ankoheni ndaj vendimit të KKPK-së bazuar në arsyetimet e lartpërmendura, ju duhet ta paraqitni ankesën me shkrim brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh, me letër (personalisht apo me post), faks apo e-mail, së bashku me një kopje të Letërnjoftimit tuaj në cilëndo nga Zyrat e AKP-së. AKP-ja do të mbledhë informacione shtesë nga çdo palë tjetër në kërkesën fillestare dhe do t’i dërgojë këto së bashku me ankesën në Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme e Kosovës do të vendos mbi ankesën në panelin e përbërë nga dy Gjyqtarë ndërkombëtarë dhe një Gjyqtar vendor. Vendimi do të merret kur Gjykata Supreme e Kosovës është e kënaqur se ka pranuar të gjitha dëshmitë e kërkuara për të vendosur mbi kërkesën. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë të formës së prerë dhe të plotfuqishme dhe nuk mund të kundërshtohen përmes mjeteve juridike të rregullta apo të jashtëzakonshme.
Për më shumë informata ju lutem klikoni këtu.
Formulari i aplikimit mund të mirret ketu
Synimi i fazës së zbatimit te vendimeve (implementimit) është që tu ipet efekt vendimeve të KKPK-së dhe aktgjykimeve të Gjykatës Supreme; për të mbrojtur të drejtat e të gjitha palëve në procedura; për t’i shfrytëzuar sa më mirë burimet në dispozicion në mënyrë të drejtë, efikase dhe metodë të administruar lehtë gjatë sigurimit të sundimit të ligjit. Gjatë vendosjes mbi kërkesën, Gjykata Supreme dhe/apo KKPK-ja, do të parasheh se në çfarë forme do të bëhet implementimi, kjo mund të përfshijë (por nuk është e kufizuar në) dëbimin, konfiskimin, rrënimin e ndërtimeve të paligjshme, ndërmjetësimin, shitjen në ankand, konfiskimin me kompensim apo eksproprijimin.
Paraqitësi i suksesshëm i kërkesës mund të kërkojë zbatimin e vendimit të tij përmes riposedimit, vënies së pronës nën administrim apo duke kërkuar që rasti të mbyllet. E drejta e shfrytëzimit mund të zbatohet përmes ri-vendosjes apo mbylljes së rastit.
Asnjë palë tjetër, e ndryshme nga paraqitësi i suksesshëm i kërkesës apo personi i autorizuar nga paraqitësi i kërkesës nuk mund të kërkojë nga AKP-ja të zbatojë vendimin.
AKP-ja do të ndërmarr vetëm zbatimin e vendimeve dhe aktgjykimeve përfundimtare dhe të ekzekutueshme, nëse kriteret në vijim janë plotësuar; vendimi dhe aktgjykimi parasheh shfrytëzimin e masave të tilla; kërkesa për riposedim është paraqitur nga paraqitësi i suksesshëm i kërkesës; është konstatuar se në pronë ka uzurpues të paligjshëm apo janë evidente aktivitetet të paligjshme; dhe uzurpimi i paligjshëm apo aktiviteti i paligjshëm nuk ndërpritet edhe pas njoftimit të të gjitha palëve mbi kërkesën për riposedim.
AKP-së gjithashtu i është dhënë mandati të merret me një numër të caktuar të aktiviteteve të cilat ishin në mandatin e Drejtoratit për Çështje Pronësore dhe Banesore (DÇPB) i themeluar sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/23, përfundimi i të cilit përkon me themelimin e AKP-së. Më saktë, përveç menaxhimit të pronave nën administrim të DÇPB-së edhe implementimin e vendimeve të Komisionit për Kërkesa Pronësore dhe Banesore (KKPB) të cilat ishin në pritje të zbatimit. Për të ushtruar këtë aspekt të mandatit të saj, AKP-së i janë dhënë të drejtat, obligimet, përgjegjësit dhe kompetencat e DÇPB-së. gjithashtu, asetet fizike të DÇPB-së janë bartur tek AKP-ja, dhe një numër i caktuar i personelit të saj janë punësuar për të kryer detyrat e ngjashme edhe në AKP.
Për informata të mëtutjeshme mbi procesin e DÇPB-së, mund të shikoni në www.hpdkosovo.org
AKP-ja mund të administrojë përkohësisht pronën në emër të bartësve të së drejtës pronësore nëse ai/ajo nuk mund ta marr në riposedim pronën. Kur prona është nën administrim dhe vlerësohet nga AKP-ja si e përshtatshme për tregun e qirasë, bartësi i së drejtës pronësore mund të zgjedh nëse dëshiron mund ta jap me qira sipas Skemës së Qirasë Vullnetare.
Listat me prona për qiradhënie publikohen rregullisht në ueb faqen e AKP-së - www.kpaonline.org
AKP-ja bënë llogaritjen e qirasë në baza mujore për pronën banesore dhe komerciale bazuar në Vlerën e Pronës, siç është vlerësuar nga Departamenti i Tatimit në Pronë i Komunës përkatëse, përmes formulës që merr parasysh faktorë të caktuar ku përfshihet vjetërsia e pronës dhe përqindja e shfrytëzimit.
Kriter tjetër për të caktuar çmimin e qirasë për pronën bujqësore është klasifikimi i tokës, sipas klasifikimit të tokës të bërë në Fletën Poseduese të lëshuar nga Zyra Kadastrale Komunale.
Bartësi i së drejtës pronësore i pronës së administruar nga AKP-ja mund t’i kërkojë AKP-së të ndërpres administrimin e pronës dhe të kërkojë riposedimin në çdo kohë. Në rastet e tilla kur ka banorë, zakonisht bëhet njoftimi dy muaj para se të dëbohen banorët që t’i jepet mundësia çdo banori të gjejë zgjidhje alternative.
Ndonëse AKP-ja bënë orvatje të arsyeshme për të minimizuar dëmtimin e pronës nën administrimin e saj, AKP-ja nuk mbanë përgjegjësi për ndonjë humbje apo dëmtim brenda pronës, qoftë material apo financiar apo çfarëdo që të jetë.
Llojet e pronave të cilat AKP-ja mund t’i administrojë me kërkesë të paraqitësve të suksesshëm të kërkesave janë: pronat banesore, bujqësore dhe komerciale.
AKP-ja nuk mund t’i administrojë pronat në vijim: (i) pronat për të cilat nevojitet miratimi nga bashkë-pronarët tjerë dhe nuk është siguruar ai miratim; (ii) pronat të cilat sipas raportit e AKP-së mbi vlerësimin profesional nuk përmbushin kriteret për vënien nën administrim të AKP-së dhe (iii) pyjet.
Skema e Qiradhënies
Nëse keni pyetje tjera, mund të na dërgoni email duke klikuar në link-un në vijim dhe ne do të përgjigjemi në pyetjet tuaja. Përndryshe, mund të thërrisni edhe në numrin 038 249 918/038 249 936 apo të paraqiteni në njërën nga zyrave tona
|
|
|